I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili.
Ai ka treguar gjatë intervistës se gruan e tij e ka patur mbështetjen më të madhe gjatë gjithë karrierës së tij në muzikë, madje e falenderon publikisht duke shprehur respektin dhe dashurinë që ka për të.
Ai me shaka ka treguar se vitet e para e shoqeronte gruaja nëpër koncerte dhe me kalimin e viteve i thoshte po shkoj aty ku ke qenë ti një herë që mos e shoqëronte, sepse dëshironte të shkonte vetëm.
Arjola Shehu: Për çfarë e ke mërzitur më shumë gjatë viteve bashkëshorten?
Bujar Qamili: Më shumë mërzitet me mua kur eci me të rrugës. Unë ndalem, kap njëri, puth tjetri, jo fotogafi apo muhabet dhe ajo e shkreta ec,ec. Ka raste që më thotë të pres tek vendi ku ishim nisu