Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bujaria e kryebashkiakut të Bulqizës: Ndërton shtëpi për familjen e varfër

22:10 / January 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lefter alla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Larg detyrimeve dhe angazhimeve që ka në Bashkinë e qytetit, Lefter Alla, në mënyrë krejt individuale iu gjet pranë familjes Vargu, e cila prej kohësh përballej me vështirësi të mëdha ekonomike, me një shtëpi të rrënuar dhe me probleme të mëdha shëndetësore.

Me një qasje krejt modeste, në këtë prag të vitit të ri, ai iu gjet pranë familjes Vargu, duke i rindërtuar shtëpinë dhe duke u mundësuar anëtarëve të saj një strehë të ngrohtë në këto ditë të acarta dimri.

Së bashku me drejtues të NjA Gjoricë, Alla vizitoi familjen në fshatin Çerenec i Poshtëm, së cilës i dërgoi edhe shumë ndihma në ushqime, veshje, mobilje, elektroshtëpiake dhe dhurata për pesë fëmijët  e saj.

Historia nisi në fillim të kësaj vere, ku Alla kishte dëgjuar për gjendjen e vështirë të familjes Vargu. Pasi e vizitoi nga afër, ai i premtoi kryefamiljarit Qemal Vargu se në një kohë të shkurtër do t’ia rindërtonte shtëpinë. Kryefamiljari u shpreh mirënjohës për ndihmën e mundësuar nga z.Alla, përtej çdo pozicioni apo posti publik që ai mbart. “Jam shumë i kënaqur dhe mirënjohës ndaj z.Alla. Falë tij, sot fëmijët e mi nuk i kam më në shi dhe dëborë.”, tha ai.

“Jemi përpjekur për ta ndihmuar sadopak familjen në fjalë. Për vitin 2020 premtoj se do të jem shumë më afër pranë familjeve në nevojë. Ne kemi edhe shumë familje të tjera në këtë gjendje. Dua të ftoj edhe miq dhe shokë të tjerë që kanë mundësi të kontribuojnë për këto familje.” u shpreh kryebashkiaku Alla.

familjen Lefter Alla nderton shtepi varfer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.