Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

‘Bukë me vete’, Roza Lati zbulon detajet e projektit të saj më të ri

19:21 / June 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Roza Lati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë shpejt, në televizionet shqiptare, ‘Youtube’ dhe në rrjetet sociale do të transmetohet projekti më i ri nga Roza Lati, një ‘reality show’ që do të quhet ‘Bukë me vete’. Kontaktuar nga ‘RevistaWho.Com’, moderatorja ka zbuluar se në fakt ky projekt është menduar që para 2 vitesh, nga vetë ajo dhe 2 miqtë e saj, ku gjithçka ka nisur me një ide për kamper në jug të Shqipërisë. Ky format do të jetë një ‘reality show’ në lëvizje, ku në qendër do të jenë vendet me interes turistik, duke përfshirë këtu natyrën, detin, liqenin dhe objektet me trashëgimi kulturore. Transporti do të kryhet me një rulo të rrethuar me kamera, duke transmetuar te publiku në këtë mënyrë çdo emocion të vërtetë. Pyetur nga gazetaret e ‘RevistaWho.Com’ se cila është arsyeja që ky format ka marrë emrin ‘Bukë me vete’, Roza është përgjigjur kështu: “Të jesh me kamper do të thotë të jesh me shtëpi me vete dhe shprehja ‘Bukë me vete’ është një shprehje e popullit shqiptar dhe dëshira ime është të marrë personazhe publikë dhe stilin e tyre, borgjezllëkun e tyre, që bie në nivelet e ‘vintage’, në nivelet e ‘Bukë me vete’, siç jemi rritur”.

Roza Lati 2

Përveç kamperit, ky format do të përmbajë sporte të ndryshme në natyrë, do të organizohen ‘party’ me 12 të ftuarit ‘VIP’, do të shohim arkitekturë dhe do të njihemi me kulturën e vendeve që ndoshta nuk i kemi dëgjuar më parë, aktivitete të ‘çmendura’ si hedhje me parashutë, apo ‘barbeque’ diku rreth një zjarri në natyrë. Këto dhe shumë të tjera do të mund t’i shohim në vetëm një emision, por ç’është më e rëndësishmja, çdo ndjenjë dhe emocion do të jetë i vërtetë./revistawho/

projekti roza lati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.