Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nuk erdhi “duarbosh” në Kuvend. Ai kishte sjellë bukë mistri dhe kos me vete, duke treguar sipas tij të vetmet ushqime që mund të përballojnë pensionistët me koston e lartë të jetesës dhe pensionin e ulët.
“Kam sjellë bukë misri dhe kos. Bëjnë 1 mijë e 200 lek, janë 63 mijë lekë në muaj. 110 mijë lek merr mamaja ime, mund të hajë bukë mistri dhe kos për një muaj, 100 mijë lek ilaçe ca i ngelen. I ngelen lekë vetëm për letrën higjienike”,-tha Korreshi para gazetarëve.
Deputeti njihet për “revolta” të tilla në kuvend duke sjellë me vete shalqi me kastravec, produktet e shportës apo grurë. Herën e fundit, Korreshi kishte sjellë me vete brisqe, pasi sipas tij qeveria nuk e rr*an për qytetarët.
