Bashkia Bulqizë është solidarizuar për t’ju gjendur pranë familjeve të prekura nga dëmet e tërmetit të një dite më parë. Ajo ndërmorri një nisëm për të mbledhur fonde dhe ndihma për familjet e prekura nga tërmeti.
Nën drejtimin e kryetarit Lefter Alla, u zhvilluan sot tre takime të veçanta me Shtabin e Emergjencave Civile pranë bashkisë, drejtues të institucioneve vendore dhe drejtorët brenda drejtorive të bashkisë.
Takimet kanë nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryetari Alla kërkoi angazhimin e të gjithëve për të nxitur gjithkënd që ka mundësi për të kontribuar me ndihma të formave të ndryshme për familjet e mbetura pa strehë në qytetet e prekura më shumë nga kjo fatkeqësi natyrore.
Kryebashkiaku Alla u apelon të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj nisme, për të treguar solidaritet dhe humanizëm në një ditë si kjo, për të cilën lutemi që të mos ndodh më asnjëherë.