Prej 22 vitesh godina e Komisariatit të Policisë Bulqizë nuk ka rrethim. Godina aktuale ka qenë repart ushtarak dhe në vitin 1997 ajo u kthye në mjedise për Policinë lokale pasi ish objekti i Policisë u rrënua totalisht.
U mendua se do të ishte një ambjent i përshtatshëm dhe funksional për efektivat e Policisë së këtij rrethi, por gjendja këtu është kritike. Mungon totalisht rrethimi i objektit. Pra, mjetet e mallrat e sekuestruara janë në mëshirë të fatit. Po ashtu pranë Policisë mund të kullosin bagëtitë e banorëve të periferisë së Bulqizës.
Mësohet se vit pas viti, ish drejtuesit e Komisariatit të Bulqizë, u kanë kërkuar drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit fonde për përmirësimin e kushteve, por ende nuk është kujtuar ndokush për këtë objekt të rëndësishëm.