Dalin detaje të reja rreth grabitjes së ndodhur sot në mesditë në Fushë Bulqizë. Burime pranë drejtorisë së Policisë Dibër bënë me dije se kanë shoqëruar 5 persona të dyshuar dhe pritet zbardhja e ngjarjes si dhe identifikimi i personit apo personave që kryen grabitjen.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se janë grabitur 171.000 mijë lekë dhe 200.000 lekë të tjera i kanë rënë grabitësit gjatë largimit dhe ndjekjes nga banorët e fshatit Fushë Bulqizë.
Po ashtu gjatë largimit, grabitësi në momentin e kapërcimit të lumit, ka hequr disa rroba dhe ato janë tashmë në duart e Policisë dhe mund të çojnë zbulimin e autorit. Edhe para një viti në Zerqan u grabit arka e Postës dhe autorët nuk u zbuluan. /tirananews.al/