Në fund të vitit 2018, në një tunel të fshatit Gjuras, bashkia e Bulqizë, u gjet trupi i pajetë i 32 vjeçarit Artur Lleshi.
Për 9 muaj me radhë bashkëshortja Leonora Lleshi dhe të afërmit kishin nisur kërkimet për Arturin. Ata e dinin se ai ndodhej në Maqedoni ku punonte si çoban, por nga Gostivari vinin lajme se ai është larguar nga andej drejt Dibrës.
Kur kanë kaluar 11 muaj nga gjetja e trupit të pajetë të afërmit kërkojnë zbulimin e autorëve të krimit të rëndë. Të afërmit dyshojnë se mes autorëve të krimit ka edhe bashkëfshatarë të tyre nga Gjurasi. /tirananews.al/