Bashkia Bulqizë ka ndërhyrë në rikonstruksionin e kanalit vaditës në lagjen Mizina të fshatit Homesh, në Njësinë Administrative Shupenzë.
Sipas një njoftimi për shtyp nga kjo Bashki, janë rreth 40 familje të kësaj lagjeje që do ta kenë më të lehtë vaditjen gjatë sezonit bujqësor të kësaj vere.
Mësohet se fondi i nevojshëm për rikonstruksionin e këtij kanali vaditës është dhuruar si kontribut individual nga vetë kryetari i Bashkisë Lefter Alla.
Nga ana tjetër, Bashkia ka planifikuar edhe një sërë ndërhyrjesh të tjerë në javët në vazhdim, duke e vlerësuar zhvillimin rural e bujqësor si një prioritet të punës së saj dhe si një hallkë të rëndësishme për ekonominë lokale.