Mbi 90 banorë të Lagjes së Vjetër në qytetin e Bulqizës janë helmuar dy ditët e fundit, ndërkohë institucionet përgjegjëse nuk kanë përcaktuar ende shkaqet e kësaj ngjarje të pazakontë, madje drejtues të spitalit, të Policisë dhe të Shëndetit Publik ngrenë supet dhe shprehen: “po kryhen analizat e ujit të pijshëm”.
Dyshimet e deritanishme kanë të bëjnë me përzierjen e ujit të pijshmë me ujërat e zeza në afërsi të stoqeve të kromit, por nuk përjashtohen edhe mundësia e helmimit nga produktet ushqimore.
Analizat e ujit janë dërguar në laboratorin bakterologjik Peshkopi dhe nesër priten rezultatet. Mjekëve dhe personelit pranë spitalit bashkiak Bulqizë u është dashur të qëndrojnë në gatishmëri dhe t’u shërbëjnë të paktën 90 banorëve që kishin dhimbje koke, të vjella, këputje, dhimbje të forta koke, etj. /tirananews.al/