Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bumçi bën “premtimin e madh” për demokratët: Opozita do ndërtojë projektin e fitores

21:07 / May 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bumci aldo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi gjatë një interviste televizive u shpreh se opozita ia doli në zgjedhjet e 14 Majit të marrë 40% të votave, edhe pse nuk kishte asnjë pushtet dhe i mungonin fondet financiare për të mbuluar fushatën. 

Ai tha se me 40% të mbështetjes në vend, opozita mund të ndërtojë projektin e fitores në zgjedhjet e ardhshme. 

“Rënia e euros, tregon, në 1 milion e 350 mln votues, nëse ty të futen shifra shumë të mëdha që ka sjellë këtë rënie, do të thotë ti i ke vënë një çmim njeriut dhe e ke blerë. Të vijmë te fakti i dytë, kur ka ndodhur ndonjëherë t’i heqësh një partie emrin, në 32 vjet, t’i thuash nuk garon dot me emrin tënd dhe ta merr dy ditë para zgjedhjeve. E di çfarë i ndodhi fushatës? Unë kam qenë me z.Këlliçi, fushata u shuajt në atë moment, sikur t’i hedhësh ujë, po si do garonim, si do futeshim, 2 ditë para regjistrimit, a do kemi komisionerë, rinumërues – u desh një farë kohe për ta nisur fushatën nga e para. Nuk pati fonde shtetërore, as private, nuk kishte kohë televizive, në gjysmat e tavolinave të numërimit ne nuk kishim numërues. Çfarë duhet të bënim ne? Të braktisnim zgjedhjet? Kjo është një histori që ndodh në pak vende, kjo është një histori e jashtëzakonshme për ta vrarë një opozitë, pa pushtet, pa lekë, vetëm dritarja e Syrit, me të gjithë kundër dhe të marrë 40% të votave kjo është një forcë e të gjithë shoqërisë që mbështeti një opozitë pa asgjë, pa lekë, pa media, pa asgjë. Çfarë ofrojmë ne, leje ndërtimi, licenca, kemi polici? Nëse mendojmë që fryma është një akt i vetëm dhe nuk është një rrugëtim ku ishim një vit e gjysmë më parë dhe ku jemi sot, kemi marrë 40%. Me 40% t’i ndërton një projekt fitoreje. Ti nuk ndërton dot projekt fitoreje me 10-15% dhe çdo qytetar që merr frymë dhe ka të drejtën e votës ka përgjegjësi, nuk është viktimë”, u shpreh Bumçi. 

bumci premtimin projektin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.