Është ngjarja më e bujshme dhe nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi do të qëndojë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Ata akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove, dollarëve si dhe një sasie akserorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi. Seanca e sotme nisi në orën 10:30. Alda Klosi ka qenë një zyrtare e lartë, teksa vjedhja në banesën e saj, e cila jetonte bashkë me vajzën, ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit 2022.
Dje në banesën e familjes Dobi, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë, që dyshohet se janë vjedhur nga banesa e Klosit. Shërbimet e Policisë gjetën të fshehura paratë dhe aksesorët e floririt në tubin e aspirimit.
Nënë e bir janë të dyshuar për vjedhjen e një shume rreth 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë, po në banesën e Klosit, ku gruaja punonte si sanitare. Në total shuma e vjedhur nga Rozeta Dobi është rreth 540 mijë euro, teksa Klosi pretendon se asaj i janë vjedhur 30 mijë euro, të cilat i ka deklaruar.