”Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Shkodrës për Julian Cumrakun dhe Erzen alias Hamza Ukën, të arrestuar më 24 nëntor në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit dhe të dyshuar si ekstremistë islamikë dhe se po përgatisnin një sulm terrorist.
Avokati i Erzen Ukës, Roland Islami, është shprehur se arrestimi i klientit t tij është i paligjshëm pasi sipas tij, Uka nuk ka asnjë lidhje me armët, por në banesë ka shkuar sepse e ka thirrur Julian Cumraku dhe disa shokë të tjerë. Të njëjtën gjë ka pohuar dhe Erzen Uka në gjykatë. Sipas avokatit, Erzen Uka është i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe për terrorizëm.
Julian Cumraku në Gjykatë ka deklaruar se armët janë të vjetra dhe se i kanë mbledhur nëpër fshat. Erzen Uka dhe Julian Cumraku u arrestuan mbrëmjen e 24 nëntorit në një banesë të pabanuar në fshatin Orosh pas rreh 12 orëve rezistencë nga thirrjet e policisë dhe forcave RENEA.
