Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Burgu për burrat është”, Klevis Balliu: Krahun e kam të nxirë

21:48 / May 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klevis Balliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa orë pasi Gjykata e la të lirë ish-deputetin Klevis Balliu, ky i fundit zgjodhi të fliste për herë të parë në një emision televiziv dhe këtë e bëri në  “Te Paekpozuarit” në News 24.

Ai tregoi të gjithë përplasjet me Policinë e Shtetit, por edhe momentin kur u arrestua së bashku me banorët e tjerë. Sipas tij, këta të fundit kishin dalë në rrugë nga frika se po u prishin shtëpitë, kur kanë parë një numër të madh efektivësh në zonë.

Ish-deputeti tha se efektivet e policisë kanë ushtruar dhunë ndaj tij, ndërsa shtoi se krahun e ka të nxirë për shkak të përplasjeve. Balliu shtoi se për dhunën nuk fajëson efektivët, por kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Biseda:

Pytja: Burgu për burrat është. Sa ndenje aty?

Balliu: Dy ditë apo tri ditë

Pyetja:Ju pse jeni arrestuar nga policia?

Balliu: Aty nuk kishte një protestë. Një rrufe e madhe policësh erdhën tek unaza. Banorët duke mos ditur se çfarë po ndodhte, ata menduan se baroni i drogës, Edi Rama, kishte ardhur për të shkatërruar shtëpitë dhe reaguan. Banorët reaguan dhe më morën në telefon. Shkova aty dhe protesta ishte paqësore. Unë shkova aty për të mbrojtur qytetarët dhe unë jam aty për të kujdesur edhe për Policinë e Shtetit.   Unë isha aty dhe po mbroja edhe  policinë. Unë e kam krahun gjysmë të nxirë. Unë nuk shihja nga sytë, sepse më hodhën spraj. Ata erdhën dhe provokuan dhe banorët kanë aty 7 muaj që protestojnë paqësisht. Ata më futën në furgon dhe unë nxora kokën aty. Unë kam mbrojtur Policinë. Unë jam rritur në rezidencat shtetërore dhe nuk dhunoj policinë.

Pyetja: Ju jeni dhunuar në momentin kur policia krijoi përplasje me banorët?

Balliu: Unë nuk e fajësoj efektivin e policisë që më ka nxirë krahun, por fajësojë Edi Ramën dhe Sandër Lleshaj.

balliu BURGU Burrat nxire
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.