Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

20:44 / December 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
45 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Burgjet në Shqipëri janë të mbushura me të dënuar të sëmurë, nga të cilët 494 prej tyre nuk duhet të trajtohen si të burgosur mbasi janë me masë mjekësore detyruese dhe vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

906 të tjerë vuajnë nga sëmundje kronike kurse 124 të tjerë trajtohen çdo muaj me metadon mbasi janë kartelizuar edhe si përdorues droge. Këto të dhëna shqetësuese TCH i ka siguruar në një kërkesë të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve që ngre shqetësimin dhe kërkon që ministria e shëndetësisë të marrë përgjegjësinë për ata të sëmurë që vuajnë nga shëndeti mendor dhe i janë nënshtruar mjekimit të detyruar.

Jemi në pamundësi absolute deklarohet zyrtarisht nga burgjet për pritjen dhe akomodimin e këtyre personave mbasi kapaciteti është vetëm 200 persona.

Ky shqetësim është parashtruar edhe më herët dhe i është dërguar  të gjitha gjykatave ku flitet për mbipopullim por edhe për shkelje të të drejtave të njeriut.

Në shkresë thuhet se megjithëse janë caktuar dy mjekë psikiatër për trajtimin e personave me çrregullim të shëndetit mendor, asnjëri prej tyre nuk është paraqitur në detyrë. Ndërkohë që në burgun e Lezhës mbahen 294 shtetas tej kapacitetit të shtretërve

Por pavarësisht apeleve gjykatat kanë vijuar të shpallin masat mjekësore bazuar në kërkesat e prokurorëve.

Për këtë kategori të dënuarish ndërkombëtarët kanë ngritur vazhdimisht kritika. Ndërkohë që kategoria tjetër trajtohen në spitalin e burgut në Tiranë, i cili për shkak të mungesës së kushteve i transferon të burgosurit sipas diagnozave në spitalet e tjera. I fundmit që ndërroi jetë ishte  i burgosuri Shpëtim Çeliku, sipas njoftimit zyrtar u transferua nga spitali i burgut në qendrën spitalore Nënë Tereza.

BURGU denuar semundje SPITAL
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.