Analisti Genc Burimi ka ofruar një pasqyrë kritike të zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri. Burimi ka diskutuar ndikimin e votës së diasporës, përmendur pikat e nxehta në politikën ndërkombëtare dhe analizuar situatën e opozitës dhe të Partisë Socialiste.
Në lidhje me opozitën dhe mundësinë e formimit të një qeverie teknike, Burimi ka shprehur dyshime të forta. ”Zgjedhjet në Himarë dhanë një sinjal se mazhoranca e tanishme nuk ka marrë fund. Gjithçka është ende herët dhe do të vendoset shumëçka nga zgjedhjet në SHBA”,-ka thënë ai.
Ai ka komentuar gjithashtu lidhjen midis liderëve të opozitës, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sipas Burimit, Berisha ka më pak nevojë për Metën tani se sa më parë, dhe ndonëse mund të ketë një marrëveshje elektorale, kjo do të jetë ndoshta e ndarë sipas peshës elektorale. ”Sot, PD nuk ka një program të qartë dhe nuk ka emra të përgatitur për pozita të rëndësishme si ministra apo kryeministër. PD duket e fokusuar më shumë në kritikën e dosjeve sesa në zhvillimin e një platforme të qëndrueshme”,-ka përfunduar Burimi në ”News 24”.
A do arrijë opozita të marrë qeverinë teknike?
Nuk e besoj. Zgjedhjet në Himarë dhanë një sinjal se kjo mazhorancë nuk ka marrë fund. Gjithçka është ende herët dhe do të vendoset shumëçka nga zgjedhjet në SHBA. Sot Berisha ka më pak nevojë për Metën se sa kishte më parë. Sot ka logon dhe vulën Meta nga ana tjetër ka nevojë për Berishën dhe sidoqoftë mund të ketë një marrëveshje elektorale, por besoj se këtë herë do jetë e ndarë sipas peshës elektorale. Sot PD nuk ka një program dhe nuk ka emra se cilët mund të jenë persona për të qenë ministra apo kryeministër. PD sot e shoh shumë të okupuar me dosje kritikuese.