Shefi i qeverisë ka ironizuar me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për vendimin e tyre për të djegur mandatet.
Rama tha se deputetët që kanë lënë mandatet u ka ikur fytyra. “Ata që lanë mandatet janë të zbardhur komplet. U kanë ik ngjyrat”, tha ai.
Për kryeministrin, edhe nëse opozita nuk hynë në zgjedhje për maxhorancën nuk ka asnjë problem.
“Po nuk hynë në zgjedhje, ç’problem ka. Luli me Monikën, ne me njerëzit. Kanë frikë se po krijohen institucionet e reja të Drejtësisë. E mban Shpiragu të mbaj klithmën e Monikës, o Zot shpëtoi shqiptarët nga blerja e votës. Zoti thotë s’po ndërhyjë se i bie të mbroj shqiptarët nga Monika”, ironizoi Rama.
Kryeministri i ka bërë thirrje grave të që të ndalojnë burrat të shkojnë në protestën e 16 marsit. Ai ka ironizuar me demokratët, duke thënë se nuk u bëjnë asnjë punë grave, kurse socialistët sipas tij janë punëtor në atë drejtim.
“I bëj thirrje grave të beratit ti kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do behet nga Tirana. Asgjë s’do behet në Tiranë. Burrat socialist edhe i bëjnë ndonjë punë grave, kurse burrat demokrat nuk i bëjnë ata. Punë sprapthi është kjo, dhe ato i bën Monika se po të ishte për Lulin do ja kishte fut gjumit deri në 2021”, tha shefi i qeverisë.