Përgatitjet për sezonin e ri futbollistik për matianët kanë nisur prej kohësh. Zyrtarë të Bashkisë Mat, të klubit të futbollit dhe drejtues të ekipit pohojnë se gjithçka është gati për kampionatin e ri të Kategorisë së Parë.
Në prag të kampionatit bashkia ka menduar arredimin e mjediseve të brendëshme dhe të jashtme të stadiumit “Liri Ballabani”. Është hera e parë që simbolet e skuadrës verilindore shfaqen që në hyrje të impiantit të futbollit dhe kudo tjetër.
Ndërkohë sot fondacioni “Mustafa Gjestila”, me seli në Burrel, dhuroi për futbollin matian uniforma dhe materiale të tjera sportive, duke iu bashkëngjitur kështu shumë donatorëve të tjerë që kanë kontribuar për futbollin burrelas. Drejtuesit e KF organizuan një ceremoni simbolike për dorëzimin e dhuratave të fondacionit “Mustafa Gjestila”. Tirananews.al