Vijojnë me intensitet punimet në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit të qytetit Burrelit për të mundësuar furnizimin e pandërprerë me ujë të konsumatorëve.
Aktualisht firma zbatuese e projektit të rëndësishëm po punon në sheshin “Demokracia”, në qendër të qytetit, pasi këtu pritet të nisë një tjetër projekt modern për banorët e Burrelit.
Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj tha se investimi në rrjetin e brendshëm të Burrelit do të mbyllet pranverën e vitit që vjen dhe mundëson furnzimin 24 orë në ditë më ujë të banorëve të Burrelit.
“Synojmë të zgjidhim përfundimisht furnizimin me ujë të Burrelit. Veç investimit në rrjetin e brendshëm dhe depos 3500 m2 në periferi të qytetit, një linjë e dedikuar për qytetin, Burreli-Lis pritet të ndërtohet nga e para. Ne, shtoi Agron Malaj, do të largojmë çisternat e shumta mbi taracat e pallateve të cilat kanë krijuar jo pak probleme për qytetarët e Burrelit”.