Mijëra banorë të Matit pushojnë në çdo orë të ditës, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje në lulishten “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, në qytetin e Burrelit.
E ndërtuar rreth viteve ’30-të, me porosi dhe nën kujdesin e Mbretëreshës Geraldinë, ajo tashmë është bërë shumë e veçantë.
Janë shtuar pemët dhe shkurret dekorative. Rrugët dhe rrugicat janë rehabilituar totalisht me gurë të krahinës së Matit. Për herë të parë e gjithë lulishtja është ndriçuar.
Më të gëzuar duken emigrantët e ardhur pas më shumë se një viti në vendlindje. Ata shprehen se tashmë Burreli dhe zona të tjera të bashkisë Mat po ndryshojnë në çdo aspekt.
Në fundjavë matjanët do të jenë në festë, do të kujtojnë përvjetorin e Kryengritjes Popullore të 3000 matjanëve kundër pushtuesve të huaj.