Ashtu si në shumë qytete të vendit edhe në Burrel gjatë 30 viteve të fundit hapësirat publike u pushtuan nga ndërtime të ndryshme, të paligjshme.
Qytetarë të ardhur kryesisht nga zonat rurale ndërtuan gardhiqe, kopshte, kasolle, bodrume, parkingje, çfarë mundën.
Ato jo vetëm shëmtuan keq qytetin e bukur të Burrelit, dikur “Qyteti i mollëve”, por u pushtuan mjedise publike, oborre të objekteve social-ekonomike, hapsira mes pallateve, trotuare, etj.
Prej dy vitesh Bashkia Mat, kryetari i saj Agron Malaj kanë vendosur që këto hapsira, aq të domosdoshme, t’u kthehen qytetarëve.
Edhe ditët e fundit ka vijuar “aksioni” për “çlirimin” e këtyre hapsirave nga ndërtimet e ndryshme.
Postimi i kryetarit të Bashkisë Mat:
Bashkia #Mat vijon punën për lirimin e hapësirave publike në qytetin e #Burrelit.
Më shumë pemë, hapësira të gjelbra, kopshte dhe ambiente sportive për fëmijët tanë që të rriten të në një mjedis të bukur por mbi të gjitha të shëndetshëm!