Në ditët e para të vitit 2022 kanë vijuar investimet në Bashkinë e Matit, me fondet, mjetet dhe punonjësit e kësaj njësie vendore.
Prioritet i kryebashkiakut Agron Malaj vazhdon të jetë edhe ndriçimi i të gjitha mjediseve publike në qytete, qendrat e njësive administrative si dhe rrugët periferike të qytetit Burrelit.
Për herë të parë rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit janë ndriçuar, duke lehtësuar lëvizjen e përdoruesve të mjeteve dhe qytetarëve.
Në të gjitha rrugët brenda qytetit janë rinovuar llampat e ndriçimit duke përmirësuar ndjeshëm ndriçimin në qytetin e Burrelit.
Sot u mundësua ndriçimi i segmentit nga Kthesa e Daçit deri te Varrezat e Dëshmorëve të Matit.
Postimi i kryebashkiakut Agron Malaj:
Bashkia #Mat vazhdon punën për ndriçimin e qytetit të #Burrelit, si dhe ndriçimin e rrugës kryqëzimi Daçit-Varrezat e Dëshmorëve!


