Vijojnë me intensitet punimet në rrjetin e brendshëm të qytetit të Burrelit. Po punohet nga firma zbatuese e projektit në shtrirjen e tubacioneve kryesore, vendosjen e matësave, ndërtimin e depos kryesore në periferi të qytetit dhe sistemimin e të gjitha degëzimeve.

Me anë të këtij investimi të rëndësishëm synohet furnizimi me 24 orë ujë të konsumatorëve të Burrelit, largimin e çisternave nga taracat e pallateve si dhe rritja e cilësisë së ujit të pijshëm. Sakaq një tjetër ujësjellês i rëndësishëm, ai i Zallë Gjoçaj, është në proçes ndërtimi.
