Psikologiae njohur Denada Toçe këtë herë ka bërë një postim emocional në rrjetin social.
Ajo i ka shprehur publikisht mbështetjen e saj bashkëshortit Arben Skënderi i cili kandidon për Bashkinë e Tiranës në emrin e Bindjes Demokratike, përballë Erion Veliajt të PS.
“Unë kam zgjedhur të votojë për ty, gjithe ditët e jetës sime Arben Skenderi Njoh vlerat, qenien dhe thelbin tënd. Të njoh qe do bësh me të mirën për njerëzit dhe vëndin tënd, nëse ti do ishe zgjedhja e tyre. Jam krenare për ty”, shkruan psikologia ndërsa ndan spotin elektoral të bashkëshortit të saj.
Arben Skënderi, tashmë e ka nisur fushatën në terren dhe shprehet optimist për garën.