Havier Dobi së bashku me të ëmën e tij, akuzohet se kanë grabitur me qindra mijëra euro në një banesë në kryeqytet. Burri i Rozeta Dobit, Spartak Dobi thotë se nuk ka dijeni për këto vjedhje, madje pohoi se bënin një jetë të thjeshtë.
Mes të tjerash i moshuari që ka dalë dhe në pension, pohoi se makinën e parë ia kishte blerë vetë djalit. Madje ai shtoi se nuk ishte në dijeni se me çfarë merrej djali i tij, i cili kishte 3 makina luksoze.
“Nuk kisha dijeni për vjedhjet. Kishte 13 vjet që punonte. Se di në cila banesa kanë punuar. Po ta dija do ta denoncoja vetë”, tha ai.