Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Burri në kurbet, nusja akuzon vjehrrin: Kam një javë pa kryer marrëdhënie seksuale, të dua ty!

17:34 / February 2, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
61f95f81266dfklipet.00 09 33 19.Still001
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një histori tronditëse rrëfeu pasditen e kësaj të marte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Repor TV, 31-vjeçarja Pranvera Alliu nga Pogradeci. Nëna e tre fëmijëve të mitur denoncoi skandalin në familjen Alliu, ndërsa lëshoi akuza të rënda ndaj vjehrrit Selim Alliu, të cilin e akuzon për ngacmim seksual. Për këtë arsye, Pranvera është larguar nga shtëpia që prej datës 20 tetor të një viti më parë duke lënë tek prindërit e bashkëshortit tre fëmijët, më i madhi 10 dhe më i vogli 6 vjeç.

E gjitha kjo ka ndodhur në një kohë kur bashkëshorti i saj është në emigrim. E frikësuar dhe e tronditur gruaja kërkon ndihmën e programit, pasi nuk kthehet dot në banesë për të marr të miturit me të cilët ka humbur kontaktet. Ndërsa bën publike për herë të parë këtë ngjarje të rëndë, ajo shkon edhe më tej kur thotë se 65-vjeçari i kërkuar marrëdhënie seksuale kundrejt parave.

“Vjehrri ka tentuar tre herë të abuzojë me mua. Më 16 tetor vjehrri më ka ngacmuar seksualisht. Atë ditë po bëhej gati për të shkuar në llixha dhe më kërkoi të bëja pazar. Kur dola nga shtëpia vjehrri ishte në godinën e shtëpisë së re që po ndërtohet dhe më thirri nga larg. U afrova dhe i shkova afër. Në atë moment aty nuk kishte njeri. Hyra në atë banesë dhe e besova. Kur u futa brenda ai më tha se kishte një javë pa kryer marrëdhënie seksuale. Si i bëhet më tha? E kam gruan sëmurë. Unë u trondita dhe i thashë: Babi je në terezi ?. Për mua ka qenë një dramë. Ai kishte shtruar xhupat e fëmijëve dhe më tha se kishte bërë vendin gati. I thashë: Nëse je me të meta mendore më thuaj. Më kapi prej mesi me zor, më shtrëngoi fort dhe më puthi në buzë e gjoks. Më ra bota sipër. I shpëtova nga duart dhe ika me vrap duke mos e kthyer më kokën pas. Të nesërmen ai iku dy javë në llixha dhe u largua nga shtëpia. Sytë e mi nuk u thanë nga lotët. Më vinte turp të denoncoja. Kur erdhi nga llixhat vjehrri më tha: Do të jap sa lekë të duash, por me kusht që unë të bëhesha pronë e tij. Më tha nëse doja të blija veshje të brendshme. Bashkëshorti ndodhej në Himarë dhe nuk fliste fare me mua. Ai në atë shtëpi dyshonte se e tradhëtoja, më akuzonte se unë pija drogë, kur unë jam nënë e tre fëmijë dhe kam sakrifikuar për ta. Unë u largova nga ajo shtëpi më 20 tetor, por kam lënë tre fëmijët e mitur atje. Dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Dua që fëmijët ti kem në krahun tim. Dua të bashkohem me ata, për 11 vite i kam rritur me vështirësi”, shprehet ajo.

Në një lidhje telefonike i kontaktuar nga stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ vjehrri i Pranverës, Selim Alliu hedh poshtë pretendimet e ngritura nga 31-vjeçarja duke e akuzuar për imoralitet nusen e tij.

alliu qukes tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.