Kursat Yildirim, nga Dortmundi i Gjermanisë fitoi 9.9 milionë euro € në një lotari më 24 shtator.
Ai la menjëherë punën e tij në një fabrikë çeliku dhe shkoi për të bërë shpenzime të majme, duke blerë fillimisht një Ferrari 448 Pista 392,000 £ , si dhe një Porsche Turbo S Cabriolet për 218,000 £.
Ai gjithashtu bleu edhe një orë luksoze.
“Papritur, të gjithë njerëzit me të cilët unë nuk kisha komunikuar prej kohësh, më morën menjëherë në telefon për të më kërkuar para”, u shpreh ai.
Megjithëse mund të duket sikur 41-vjeçari i ka të gjitha, ai është ende në kërkim të dikujt me të cilin mund të shpenzojë paratë.
“Ju lutem, mos harroni të përmendni që unë jam beqar”, tha ai për gazetën gjermane Bild.
“Vajza mund të jetë bjonde ose brune, nuk ka problem. Dua një grua me të cilën të bie në dashuri, një grua që pëlqen të udhëtojë dhe te e cila të kem besim”.
Tabloidi ka krijuar tashmë një adresë e-maili për partnerët e mundshëm që të kontaktojnë.