Ervin Bushati, duke komentuar situatën politike në vend, u shpreh se Sali Berisha me këtë garë kërkon vetëm të heqë njollën e “non grata”, dhe se sipas tij nuk mund të vijë në pushtet.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste e quajti Berishën një kandidat “steril”, ndërsa shtoi se ende nuk ka një PD apo një politikan që të sfidojë Edi Ramën.
“Konflikt interesi që ka zoti Berisha me PD. PD e sinqertë duan që të vijnë në pushtet, Berisha e di që nuk vjen në pushtet, e di shumë mirë do vetëm të heqi njollën dhe ka konflikt interesi. Tjetër gjë do Berisha, tjetër PD. Berisha sot është si dron, në sensin është një kandidat steril, nuk jep dot rezultat. PD nga një krahë kanë një lider që e duan vetë, por nuk e do bota. Nga ana tjetër kanë një kryetar që nuk e duan vetë por e do bota. Ndërmjet kësaj zgjedhje, ende nuk ka lindur një politikan që të sfidojë Ramën. Populli nuk meriton një opozitë të degraduar”, tha Bushati.