Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Shkodra ka folur për zgjedhjet e së dielës në Tuz, ku shpreh kënaqësinë që shqiptarët janë të bashkuar në këto zgjedhje. Koalicioni shqiptar tha Bushati ësht ënjë premisë e mirë jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për të fuqizuar më tej statusin e shqiptarëve në Malin e Zi
“Së pari është një kënaqësi e madhe për ne që shqiptarët janë të bashkuar në zgjedhjet për drejtimin e komunës Tuz. Kujtoj këtu që janë bërë shumë përpjekje të shkuara në radhë të parë për të siguruar statusin e pavarur të komunës dhe adminsitrimin e pavarur të saj nga Podgorica. Së dyti, koalicioni “Malësia na bashkon” shpresoj që të jetë një premisë e mirë, jo vetëm për zgjedhjet që zhvillohen nesër në Tuz, po mbi të gjitha për të fuqizuar më tej statusin e shqiptarëve në Malin e Zi”, tha Bushati.
Ai shtoi se shqiptarët atje kanë qenë një forcë përcaktuese për “pavarësinë e Malit të Zi, për kursin euroatlantik dhe janë një urë solide e miqësisë ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi”