Shqipëria U21 do të luajë dy ndeshje pak ditë më vonë, ku fillimisht në transfertë do të përballet me Francën në miqësore, e më pas do të luajë ndeshjen zyrtare ndaj Austrisë. Në prag të këtyre takimeve, trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar.
Bie në sy në listë, rikthimi i Gentian Selmanit ndërkohë që është grumbulluar edhe Armando Broja, sulmuesi 17-vjeçar i Çelsit si edhe Lindon Selahi, mesfushori që u largua nga grumbullimi për të firmosu me Tuenten, skuadër me të cilën po luan rregullisht.
Sakaq, nga kampionati shqiptar janë Redon Xhixha, dhe Julian Shehu të Laçit, Esat Mala nga Partizani, Elion Sota i Apolonisë dhe Jorgo Pëllumbi e Mario Dajsinani nga skuadra e Skënderbeut.
Mungesë e rëndësishme është ajo e Lindon Selahit, ndërkohë që është mungojnë në listë edhe futbollistë si Agim Zeka dhe Emir Sahiti, të cilët kanë qenë pjesë në vitet e fundit.