Pres disa kohësh në mediat rozë përflitet për një lidhje mes këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito.
Ata janë parë shumë pranë njëri-tjetrit dhe kanë udhëtuar së bashku.
Por duket se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.
Butrinti e konsideroi Kiarën shoqen më të mirë që ka në Tiranë ndërsa u pyet nga fansat në Instagram.
“Thuaje sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht përgjithmonë?”– e pyeti një fans.
Ndërsa këngëtari u përgjigj: “Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana”.
Butrinti u pyet gjithashtu nëse do dilte me vajza që do i shkruanin ato të parat.
Dhe ai u përgjigj: “Po vallai në sekond, kafja e mirë”, edhe qeshi.