Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Buxheti i Ministrisë së Brendshme: Investime në teknologji dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike

12:03 / October 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cuci 1 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend, tha se pas sulmeve kibernetike, do të ketë 7.6 herë më shumë investime në teknologji sesa në vitin 2022, janë parashikuar në buxhetin e vitit 2023 të Ministrisë së Brendshme. Sipas tij me fonde të vetë ministrisë janë 547 milionë lekë, ndërsa me fonde të AKSHIT janë 278 milionë lekë.

“Buxheti i vitit 2023 për Ministrinë e Brendshme të jetë më i lartë se i vitit që po mbyllet. Ne kemi alokuar pjesën më të madhe të buxhetit për Policinë e Shtetit, plot 19.5 miliardë lekë ose një rritje 16% krahasuar me buxhetin e vitit 2022. Si asnjëherë më parë investimet në Policinë e Shtetit, të cilat zënë pjesën më të madhe në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, do të jenë në masën 56% më shumë se viti aktual. Fokusi me këtë buxhet të ri është edhe më i përqendruar tek përmirësimi i infrastrukturës teknologjike dhe sistemeve digjitale me standardet me të mira dhe rritjen e parametrave të sigurisë kibernetike për të parandaluar dhe përballuar sulmet apo incidentet kibernetike”, tha Çuçi.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm foli edhe për rritjen e pagave për rreth 75% të trupës policore. “Kemi bërë një rritje prej 15% nga e cila përfitojnë jo pak por rreth 75% e trupës policore. Kjo është një rritje dyfish më shumë krahasuar me pjesën tjetër të administratës që përfitoi vetëm 7%, por plotësisht e justifikuar sepse punonjësit e Policisë së Shtetit përballen me vështirësi të jashtëzakonshme për të garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve”.

Ministria e Brendshme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.