Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Buxheti i vitit 2026, SPAK kërkesë Komisionit të Ligjeve: Godinë e re me 6 kate, shpenzime edhe për rritjen e numrit të punonjësve

12:20 / November 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3641
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, raportoi kërkesat për buxhetin 2026 në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Ai u shpreh se do të duhet të bëhet një rishikim në buxhet, pasi parashikohet të kalohet tavani i vendosur nga qeveria, duke shtuar këtu faktin që SPAK do të rikonstruktohet në një godinë me 6 kate dhe do të ketë më shumë punonjës.

“Kërkesat tona buxhetore janë paraqitur që në dy fazat tona të përgatitjes. Pavarësisht nga mbështetja buxhetore e parashikuar, në vitin 2026 shpenzimet për BKH-në dhe Prokurorinë e Posaçme janë parashikuar më lart se tavanet e vendosura.

Është marrë në proces rikonstruksioni i SPAK që punimet të përfundojnë në tre-mujorin e parë të vitit 2026. Bëhet fjalë për një objekt me 6 kate dhe për këtë është kërkuar dhe rritja e numrit të punonjësve. Në zërin e shpenzimeve përfshihen dhe kërkesa të tjera të mirëmbajtjes”, tha Mara.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja nga ana tjetër u shpreh se Komisioi do të jetë i hapur për të dëgjuar sërish kërkesat e SPAK menjëherë pas futjes në godinën e re.

“Dua të theksoj që nga viti 2020 deri 2026, qeveria ka akorduar për SPAK-un 7.3 miliardë lekë, gjë që ka garantuar mirë-funksionimin e kësaj strukture. Shpresoj që godina e re që pritet të përfundohet të merret në administrim sa më shpejtë dhe nëse do të keni kërkesa shtesë gjatë ushtrimit të vitit buxhetor, shto këtu dhe këtë që ka të bëjë me këto ruajtjen e kripto-valutave, ne këtu do të jemi”, tha Manja.

buxheti godinë spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.