Sikurse lajmëroi dje tirananews, Kryeministri Edi Rama ëhstë takuar sot me Sekretarin amerikan të Shtetit Mark Pompeon. Mësohet se ky takim është zhvilluar në cilësinë e Kryetarit të ardhshëm të OSBE-së.
Takimi mes dy zyrtarëve është bërë në ambientet e Departamentit Amerikan të Shtetit në Ëashington D.C.
Pamjet e takimit i ka postuar vetë kryeministri Rama, i cili i veshur me një kostum blu dhe i buzëqeshur i ka shtrënguar dorën para kamerave sekretarit Pompeo.