Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri është në javën e 27-të. Me fillim nga ora 14:00 u zhvilluan pesë duele, teksa në 19:00 luhet AF Elbasani-Lushnja.
Në “Adush Muça”, Bylis fitoi 2-0 kundër Kastriotit me golat e Eminit dhe Maçollit në pjesën e parë. Në stadiumin e Vlorës, vendasit e Flamurtarit nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Apoloninë.
Në Berat, Besa “ngjiti” Tomorin duke e mposhtur 1-4 dhe lënë në fundin e tabelës. Ndërkohë sfida mes Vorës dhe Korabit foli për dibranët që fituan 2-3. Në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, Luzi fitoi me Burrelin 2-1.
Përkohësisht Bylis rigjen kreun, në pritje të sfidës së AF Elbasanit mbrëmjen e sotme.
