Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka zhvilluar këtë të shtunë katër nga gjashtë ndeshjet e javës së shtatë. Me nga tri pikë kanë dalë Bylis, Flamurtari, Lushnja dhe Apolonia.
Në stadiumin e Vorës, kryendeshja e javës ka folur për Bylis. Miqtë nga Ballshi kanë mposhtur 2-3 Vorën duke mbajtur sërish kreun e renditjes, në pritje të ndeshjes së nesërme të AF Elbasanit me Burrelin.
Në “Loni Papuçiu”, Apolonia nuk është kursyer dhe ka fituar 4-1 me Tomorin. Edhe Flamurtari ka marrë tri pikë, duke fituar 1-2 me Besën në transfertë. Lushnja ka fituar 2-1 me Luzin.
Nesër në 14:00 luhen dy ndeshjet e mbetura. AF Elbasani pret Burrelin, ndërsa Kastrioti luan me Korabin.
Kategoria e Parë – java 7-të:
E shtunë
Apolonia 4-1 Tomori (Asllanaj 21′ Maksuti 49′, Repaj 64′, 88′ / Becka 32′)
Besa 1-2 Flamurtari (Spahiu 90′ / D. Pjeshka 33′, F. Beqja 88′)
Lushnja 2-1 Luzi (Ismailaj 35′, Ayinde 45′ / Treni 90+6′)
Vora 2-3 Bylis (Raboshta 51′, 77′ / Camara 8′, Lajthia 12′, Abazaj 83′)
E diel – 14:00
AF Elbasani – Burreli
Kastrioti – Korabi
Renditja: