Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bylykbashi: Gjysma e qeverisjes publike me koncesion

15:38 / December 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 12 04 140614
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti shqetësimin në lidhje me numrin e lartë të koncesioneve me partneritet publik-privat. Ai tha se paraja e shqiptarëve mund të zhduket e përvetësohet në mënyrë kriminale, jo thjesht korruptive. Bykykbashi theksoi se qeveria ka kthyer shtetin në një skemë gjigante korrupsioni dhe koncesionesh. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi përmendi disa nga shërbimet publike që kryhen përmes kompanive private.

“Nuk ka njeri që nuk bie dakord që minimumi i korrupsionit është 20 deri në 30%. Bëni llogarinë e buxhetit të shtetit, merrni vetëm investimet, aplikojeni këtë 30% dhe kuptoni se po flasim për qindra miliona euro korrupsion në vit. Vetëm sa është hapur kutia e Pandorës me emrin Balluku. E dyta është shprindërimi. Prindërit po largojnë fëmijët e tyre.

I largojnë për të studiuar se këtu nuk kanë shpresë, i largojnë për të punuar se këtu nuk kanë punë. Prindërit nuk janë më prindër se i kanë larg fëmijët e tyre. Kjo nuk është histori opozitash, edhe votuesit tuaj i kanë fëmijët jashtë, larg. E treta ishte privatizimi i shtetit dhe shtetëzimi i privatit. Urdhër 257 i nëntorit 2014, urdhri i kryeministrit, për dhënien me koncesion të punëve dhe shërbimeve publike. Ministritë kanë detyrimin ta zbatojnë këtë urdhër. Nëntë ministri të përfshira, praktikisht gjithë shteti. Koncesion ose PPP për gjysmën apo më shumë të qeverisjes publike”, vuri në dukje Bylykbashi.

Nga ana tjetër Bylykbashi shtoi se ka ndodhur privatizimi i shtetit, por edhe shtetëzimi i publikut. “Po përdoret shteti dhe privati për të ushtruar presion se nuk kanë ku shkojnë tjetër. Piramida e pushtetit të centralizuar prodhon vetëm këtë në situatë”, tha Bylykbashi. Duke iu drejtuar mazhorancës, Bylykbashi tha se “ju sot e keni kthyer qeverisjen e shqiptarëve nga një detyrim publik, përgjegjshmëri me votë, llogaridhënie me votë, ku bazohet në Kushtetutë dhe të drejtën publike, e keni kthyer në qeverisje me Kod Civil me kontrata. Po kujt do t’i japë llogari dhe deputetët dhe qeveria, për fajet e kujt? Qeverisë apo privatit?! Si do të kuptohet demokracia në këtë histori? Si mund të garantohet që vota e ndan përgjegjësinë, jo nuk është e ministrit, është e privatit tjetër?”.

kuvend oerd bylykbashi PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.