Pas mbledhjes së Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike theksoi se propozimi i opozitës së bashkuar për hapje 100% të listave është ndeshur me refuzimin e Partisë Socialiste.
Bylykbashi tha se: “Pas një propozimi shumë konkret për hapjen e listave 100%, jemi ndeshur për gjithë këto orë me refuzimin konstant të PS-së. Ne propozuam hapjen e listave, por mazhoranca kërkon tjetër gjë. Nuk na dha arsyen pse nuk ndalet nga ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës që ka për synim vetëm ndryshimin e rregullave të lojës në zgjedhje, vetëm 6 muaj para regjistrimit të subjekteve zgjedhore”.
Votimi i nesërm në Parlament i ndryshimeve kushtetuese vret marrëveshjen e 5 qershorit, duke minuar një proces kaq të gjatë politik që do të mundësonte zgjedhje me standarde për shqiptarët. Për asnjë moment nuk ka qenë çështje e reformës ndryshimi i koalicioneve. Propozimi ynë qëndron ende mbi tryezë nëse PS-ja reflekton.”