Reforma Zgjedhore nuk është arritur që të mbyllet brenda datës së sotme (31 Maj), për shkak se palët politike nuk kanë gjetur rrugën e marrëveshjes.
Pas rreth 4 orësh mbledhje e palëve edhe pse kishin rënë dakord që Reforma të mbyllej sonte nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Ndërkohë Këshilli Politik do të vijojë mbledhjet pas 31 majit ku e radhës pritet të jetë nesër.
Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije pikat ku nuk janë gjetur një konsensus.
“Opozita ofroi konsensus. Por PS nuk ishte e gatshme duke synuar që të mbajë një proces zgjedhor si 30 qershori. Opozita nuk heq dorë për garancitë e votës. Jemi të gatshëm për të vazhduar punën dhe presim që PS të bëjë hapat e parë.” tha Bylykbashi.
“Nuk është çështje pazaresh politike. Bëhet fjalë për themelin e votës. Kjo do të thotë të rrisësh garancitë minimale në proces. Propozimet nuk sigurojnë asnjë privilegj për opozitën vetëm barazi. Kjo është dhe mbetet qëndrim parimor i cili nuk ka mundësi të negociohet. Në plotësojmë një kusht të rëndësishëm të BE” tha Vasili.
“Të gjitha përpjekjet e PS që të mbajë privilegjet dhe të mos heqi dorë nga komisonet dhe Kontrolli i KQZ, tregojnë vlerën e qëndrimeve të opozitës. Boshllëqet që ata kërkojnë të krijojnë janë të mëdha. Falenderoj kontributin e partnerëve ndërkombëtar për kompromis. Janë privilegje të qeverisë mbi procesin zgjedhor dhe është e papranueshme. Jemi të gatshëm për zgjidhje me kompromis” ka shtuar Bylykbashi.
“Në rast se pranuam të ecim drejt depolitizimit të komisioneve të administrimit zgjedhor, ishte identifikimi biometrik, nëse nuk kryhet, pa një garanci të tillë nuk mund të ecim. PS kërkon të ketë 100% komisionet.” tha Vasili.