Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaron se pas humbjes së zgjedhjeve të PD në 2017-ën, i ka kërkuar ish liderit demokrat, Sali Berisha largimin e kreut të PD, Lulzim Basha.
Bylykbashi ka rrëfyer bisedën me Berishën në tetor të 2017-ës.
“Berisha i qëndronte vendimit të tij, por tha: duhet të hapin ciklin e zëvendësimit të kryetarit deri sa të gjejmë kryetarin fitues. Ai përmendi rastin e Partisë Demokratike italiane, tha edhe se një parti fiton zgjedhjet me kryetar të fortë si rasti i Francës. Ky është diskutim i tetorit 2017”, tha Bylykbashi.