Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Byrek me domate me dy petë

17:43 / July 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bureke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Byrek me domate është një traditë e zonës së Korçës. Mësoni si të gatuani këtë recetë tradicionale shqiptare në mënyrë të përdorur dhe pa shumë mundim.

Përbërësit për byrek me domate me dy petë

250 gr miell

125 ml ujë i vakët

500 gr domate

250 gr qepë

kripë

vaj ulliri

piper

majdanoz

arrë moskat

Përgatitja byrek me domate

Fillojmë përgatitjen e byrekut duke bërë në fillim brumin për petët. Në një enë hedhim miellin, ujin e vakët, një lugë vaj ulliri, pak kripë dhe fillojmë ti përziejmë. Përgatitim brumin për petët. Pasi e kemi punuar mirë brumin e mbështjellim me një qeskë kuzhine për 20 minuta, që të pushojë.

Ndërkohë merremi me mbushjen e byrekut me domate. Qepët të lara e të prera hollë i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Domatet i futim në ujë të nxehtë për 5 minuta u heqim cipën dhe i presim në kubik të vegjël.

Pasi është ulur volumi i qepëve hedhim domatet e i kaurdisim, duke hedhur kripën dhe erëzat. Pasi e shikojmë që mbushja është tërhequr, mund ta heqim nga zjarri pasi është bërë gati dhe e lemë të ftohet.

Përgatitim petët për byrek. Ndajmë brumin në dy pjesë, njëra më e madhe se tjetra. Pjesën më të madhe të brumit e hollojmë dhe e shtromë në tavën e lyer me vaj,duke e bërë pak më të madhe se anët e tavës. Sipër petës hedhim mbushjen e ftohur,të cilën e hapim me kujdes në të gjithë sipërfaqen e saj. Sipër mbushjes vendosim petën tjetër. Mbyllim anët e byrekut me domate me petën e poshtme. Tavën me byrek e pjekim në furrë të nxehur për 10-15 minuta. Byrek me domate është gati. Ndajmë në pjese dhe i shërbejmë këtë pjatë të kuzhinës shqiptare.

byrek domate tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.