Moti këtë të shtunë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e jugut reshjet parashikohet të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur lokale mjegullinë kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe borës.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 4-12 m/sek, me rrahje era me shpejtësi 14-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë. Pas orëve të pasdites intensiteti i erës bie me shpejtësi 1-7 m/s dhe valëzim në dete të forcës 1-2.