Caktohet përfundimisht data për mbledhjen e Këshillit Politik, ku pritet të ulen sërish përballë njëra tjetrës, opozita e bashkuar dhe mazhoranca.
Ndërsa opozita e bashkuar u shpreh e hapur për të diskutuar për çdo çështje që ka të bëjë me reformën zgjedhore, përveç marrëveshjes së 5 qershorit që për ta nuk preket, palët u dakordësuan edhe për datën.
Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri pasi mori përgjigjen e opozitës së bashkuar, zgjodhi një prej datave të propozuara më herët. Kështu palët pritet të ulen bashkë ditën e hënë në orën 11:00.
“Në vijim dhe të përgjigjes nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e tryezës së Këshillit Politik mbahet ditën e hënë ora 11:00”,- theksohet në njoftimin e mazhorancës.