Për disa mund të jetë një “persekutim” i vërtetë: telefonatat e call center, në çdo dorë edhe në celular.
Pas disa muajsh, ky lloj telemarketingu në Itali mund të njohë fundin. Këshilli i Ministrave po shqyrton një masë për të zgjeruar regjistrin e atyre që nuk dëshirojnë, të rezervuara deri tani vetëm për telefonat fiks, për ti thënë jo telefonatave të padëshiruara.
Kohët ama nuk do të jenë të shkurtra. Për të parë regjistrin efektiv, procedura parashikon, pas Këshillit të Ministrave edhe konsultime me operatorët dhe shoqatat e konsumatorëve.
Funksionimi i plotë mund të vijë në fund të 2020. Sipas asaj që thotë Il Sole 24 Ore kush dëshiron më pas të bëjë telemarketing duhet të konsultohet me regjistrin ku tregohet qartë nëse përdoruesi ka dhënë apo jo akses. Për të hyrë në këtë data base është parashikuar edhe një tarifë vjetore nga ministria italiane e Zhvillimit ose operatori telefonik.