Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Cana: Te Lazio më zbuluan problemin në zemër! Nuk ndalova sepse doja të luaja me kombëtaren në “Euro 2016”

17:04 / April 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorik cana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kapiteni legjendar i kombëtares, Lorik Cana në një intervistë të dhënë për “Oh my Goal”, ka folur për gjëra të ndryshme të rrugëtimit të tij si futbollist. Cana ka zbuluar edhe gjëra të cilat kurrë më parë nuk i kishte bërë me dije si atë të problemeve shëndetësore në vitin 2015. Ai tha se në 2015-ën kur ishte lojtar i Lazios, ishte diagnostikuar me sëmundje të muskujve të zemrës.

“Në vitin 2015 u diagnostikova me një sëmundje të muskujve të zemrës. Kisha mbetur një vit nga kontrata ime me Lazion, isha 32 vjeç. Kisha ardhur nga një sezon i mrekullueshëm në Romë: kishim përfunduar të tretët në ligë dhe në kampionat. Finalja e Coppa Italia. Kisha kaluar një pjesë të mirë të sezonit me De Vrij në qendër të mbrojtjes dhe në fund u zbulua ky problem. U gjenda në një situatë krejtësisht të re që nuk e njihja më pare”,-tha Cana.

Ish-kapiteni zbuloi se nuk kishte dashur të tërhiqej nga futbolli pasi donte të arrinte edhe kualifikimin e ekipit kombëtar në Euro 2016, gjë që e realizoi.

“Nuk doja të ndalesha sepse kishte ende një gjë që doja të arrija në karrierën time: kualifikimin e ekipit tim kombëtar për një turne të rëndësishëm, diçka që nuk ishte parë kurrë më parë. U afruam shumë sepse na kishin mbetur edhe katër ndeshje, ato të shtatorit dhe tetorit. Nëse do të isha gjetur në të njëjtën situatë një vit më vonë, në vitin 2016, do ta kisha mbyllur menjëherë karrierën, sepse kardiologët nuk donin të vazhdoja dhe më këshilluan menjëherë të ndaloja”, tha ai.

kombëtarja lorik cana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.