Një çantë dore Hermes arriti një çmim rekord në një ankand të Sotheby’s.
Çanta Himalaya Retourne Kelly 25, me lëkurë krokodili në të bardhën e perlës, u shit për 352,800 euro në një ankand në Paris, pothuajse tre herë më shumë se vlerësimi i para-shitjes së Sotheby. Morgane Halimi, drejtuese globale e çantave dhe aksesorëve në Sotheby’s tha se:
“Ky model shihet si një investim i vërtetë për një afat të gjatë. Është gjithashtu një nga çantat më të vështira për t’u marrë në një butik Hermes, duke ndihmuar në shpjegimin e çmimit të rishitjes”.
“Hermes International” po përpiqet të rrisë kapacitetin e saj të prodhimit për produkte lëkure sepse kërkesa tejkalon ofertën.