Capital T është një nga emrat më të dashur të botës së muzikës, jo vetëm për talentin e tij por dhe për aktet e bamirësisë në Kosovë.
Në postimet e tij kemi parë promovimet e këngëve apo dhe video nga fushatat e bamirësisë, por ky postim ishte shumë i veçantë.
Trim Ademi, apo siç e njohim të gjithë Capital T është rikthyer në lagjen ku është rritur ku ka shumë kujtime, dhe veçanërisht në shkollën ku ka kryer klasat fillore. Ai zbulon se pasionin për këngën e ka pasur që në bankat e kësaj shkolle, siç shprehet dhe vet: “jam shume shume i lumtur qe andrra qe ka nise po n’kete shkolle mu bo realitet”.
“Urime dita e Parë e Shkollës Pas shume vitesh u ktheva ne lagjen ku jam rrite aty ku e kam kry shkollen fillore, shume kujtime t’mira shume emocione po edhe krenari , pata rastin me taku disa femije t’jashtezakonshem shume ma t’mire se gjenerata jone, shkolla me ni super organizim, jam shume shume i lumtur qe andrra qe ka nise po n’kete shkolle mu bo realitet, qe nje dite t’bukur si kjo kam me u kthy e me dhan ni kontribut ktu, e falenderoj zotin qe ma dha mundesine edhe uroj qe nga kjo shkolle te dalin personalitete e njerez t’mdhaj e shume t’sukses’shem — i juaji Trim Ademi / Capital T” Një kujtim mjaft i bukur dhe emocionues kjo e Capital T, duke dhënë dhe mesazhin se rrënjët nuk harrohen kurrë.