Shumë është përfolur për një romancë mes reperit Capital T dhe modeles Adrola Dushi. Capital T ka qenë i ftuar në emisionin “N’Zoom” ku ka folur për projektin e tij të ri “Fight Club”, mirëpo nuk i shpëtoi pyetjeve në lidhje me jetën e tij private.
Sa i përket aludimeve dhe thashethemeve në media, reperi tha se nuk shqetësohet aspak.
“Nuk e kanë sjellë punën deri aty sa të reagoj. Kam qenë gjithnjë i hapur me mediat dhe gëzoj respekt dhe raport të mirë”- tha Capital T.
Por, kur u pyet për statusin e tij aktual, nëse është beqar apo në një lidhje, reperi nuk u përgjigj madje iu shmang pyetjes.
“I kam sqaruar të gjitha pavarësisht spekulimeve. Jam shumë i lumtur, sot po flasim për sportin jo për lidhjet e mia”- tha ai.
Ai zbuloi gjithashtu detaje nga albumi i tij i ri.
“Po krijoj gjëra më ndryshe, po shpalos pjesë të jetës time që njerëzit nuki dinë. Në pranverë besoj së do të publikohet. Do të ketë shumë duete, emra të njohur dhe artistë që unë i vlerësoj”- tha reperi.
Sekreti i suksesit? Capital T thotë: “Kam një formulë të thjeshtë, “nuk ka asgjë të komplikuar”, duhet shumë punë. Jam pak detajist, i shikoj gjërat në detaje.”