Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Carlo Bollino: Basha e Berisha po vetëasgjësohen, por jo opozitarët

20:33 / January 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bollino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Kontrast”, duke komentuar situatën në PD, gazetari Carlo Bollino u shpreh se rruga ligjore është në favor të Bashës.  Bollino u shpreh se vendimi i marrë në Kuvendin e datës 18 dhjetor nga Basha, rrëzon vendimin e parë të marrë në 11 dhjetor nga Berisha.

Ai tha se Berisha është non grata dhe si i tillë, është automatikisht i përjashtuar për të marrë drejtimin e partisë.

“Rruga ligjore është në favor të Bashës. Kuvendi i dytë e ka anuluar të gjithë vendimmarrjen e kuvendit të pare. Berisha edhe mund ta ketë shkarkuar Bashën, por vendimi i fundit është 18 dhjetori që e rrëzon atë të 11 dhjetorit. Sipas Kuvendit të fundit “non grata” nuk mund ta marrë drejtimin, kështu që Berisha automatikisht është i përjashtuar. Sepse mund të ketë dy lider, por nuk ka dy Kuvende brenda PD-së, dhe i fundit prevalon mbi gjithë të tjerët. Kur shikojmë që deputetët nuk mund të futen fizikisht në zyrat e partisë së tyre, kjo është një përcarje e thellë pasi tregon që ata janë përjashtuar nga partia,”- u shpreh Bollino në ‘Kontrast’.

Lidhur me krizën në Partinë Demokratike dhe protestën e organizuar nga Berisha për ditën e nesërme, Bollino u shpreh se në fund të ditës të dyja palët do të shpallin fitoren dhe kriza do të vazhdojë. Sipas Bollinos, rruga për të marrë drejtimin e partisë nuk kalon nëpërmjet pushtimit të selisë së saj.

“Në protestën e parë të organzuar nga Berisha nuk ishin as 1 mijë vetë. Por oborri i selisë është i vogël dhe nesër Berisha edhe mund ta mbushë dhe në fund të protestës do të thotë se ishte madhështore. Unë nuk besoj se do të arrijnë në zyrën e Bashës. Gjithsesi, në fund ata do shpallin fitoren, Basha gjithashtu do të shpallë fitoren, dhe do të vazhdojë kriza. Pse as Berisha nuk tërhiqet, as Basha nuk dorëhiqet”- u shpreh Bollino në ‘Kontrast’.

Ai u shpreh gjithashtu se Basha dhe Berisha duke sulmuar njeri-tjetrin vetëshkatërrohen.

“Unë mendoj se Basha nuk mund të dale i pastër nga kjo betejë pasi historiku i tij është i lidhur me Berishën. Në çdo aferë ishin bashkë. Argita Berisha, Jamarbër Malltezi, kunati i Lulzim Bashës dhe gruaja e tij, ishin bashkë. Basha nuk ishte ‘ishull’, ishte bashkë me Berishën. Pra Basha duke shkatërruar Berishën, vetëshkatërrohet, por e njëjta gjë po bëhet edhe nga Berisha. Ata po shkatërrojnë bashkë Partinë Demokratike: për fat të mirë të vendit nuk mund ta asgjesojnë popullin opozitar, që është ai që mbetet”- u shpreh Carlo Bollino në ‘Kontrast’.

Berisha Carlo Bollino opozitaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.