Ish portieri i kombëtares spanjolle Iker Casillas i shpëtoi për mrekulli një infarkti në zemër pasditen e të mërkurës. Vetë skuadra e tij Porto raportoi se fubtollisti 37-vjeçar e kaloi rrezikun falë dhe ndërhyrjes në kohë duke e dërguar menjëherë në spital.
Lexo edhe- Solidaritet: “Forca kampion”, bota e futbollit motivon Iker Casillas
Por mediat e huaja thonë se legjenda e portës së Realit të Madridit dhe Spanjës nuk mund të luajë më futboll. Ato citojnë burime nga skuadra portugeze e Portos. Mosha e tij dhe komplikimet që mund t’i shfaqen në të ardhmen do të bëjnë që Casillas të pensionohet nga futbolli pa e menduar fare. Kontrata me skuadrën portgueze qëndron deri në vitin 2020.